●● Nëse funksioni i regjistrimit të planifikuar funksionon gjatë kryerjes së një regjistrimi në një pajisje të jashtme HDMI-CEC, përparësi i jepet regjistrimit të planifikuar.

●● Lidhja automatike e pajisjes së regjistrimit me televizorin fshin skedarët e regjistrimit që janë ruajtur në mënyrë jonormale.

●● Nëse është caktuar Kohëmat. i fikjes ose Fikja automat., televizori do t'i anashkalojë këto cilësime, do të vazhdojë regjistrimin dhe do të fiket pas përfundimit të regjistrimit.

Përpara përdorimit të funksionit Timeshift

●● Rekomandohet disk USB me shpejtësi prej 5400 rpm e lart. Sidoqoftë, disqet USB të tipit RAID nuk mbështeten.

●● Memoriet USB ose njësitë Flash nuk mbështeten.

●● Kapaciteti gjithsej i regjistrimit mund të ndryshojë në varësi të hapësirës së disponueshme të njësisë së diskut dhe të nivelit të cilësisë së regjistrimit.

●● Nëse hapësira e disponueshme e ruajtjes bie nën 500 MB gjatë planifikimit të regjistrimit dhe kryerjes së funksioneve të Timeshift, do të ndalojë vetëm regjistrimi.

●● Koha maksimale e lejuar për funksionin Timeshift është 90 minuta. ●● Funksioni Timeshift nuk disponohet për kanalet e bllokuara.

●● Videot e regjistruara luhen sipas cilësimeve të televizorit.

●● Funksioni Timeshift mund të mbyllet automatikisht pasi të arrijë kapacitetin maksimal. ●● Funksioni Timeshift kërkon së paku 1,5 GB hapësirë të lirë në pajisjen ruajtëse USB.