●● Pusho / Luaj

Ndalon ose rinis luajtjen e videos.

"" Ky funksion disponohet vetëm gjatë regjistrimit.

●● Luajtësi i moment. kryesore

Shfaq ekranin Luajtësi i moment. kryesore dhe luan automatikisht ose manualisht momentet kryesore të ruajtura në skedarin e regjistruar. Megjithatë, Luajtësi i moment. kryesore nuk disponohet me këto veprime në televizor:

––Ndërrimi i sinjalit hyrës me anë të butonit SOURCE.

––Kur është aktiv modaliteti 3D

––Kur është aktiv Përshkrimi i audios

––Kur 2 modelet e sintonizuesit regjistrojnë njëkohësisht 2 kanale

"" Ky funksion disponohet vetëm gjatë regjistrimit.

●● Shiko njëkohësisht transmetim të drejtpërdrejtë

Mundëson shikimin e programit aktual në një dritare PIP ndërsa jeni duke parë një program të regjistruar. Për të dalë nga modaliteti PIP, shtypeni sërish butonin. Megjithatë, Shiko njëkohësisht transmetim të drejtpërdrejtë nuk disponohet me këto veprime në televizor:

––Ndërrimi i sinjalit hyrës me anë të butonit SOURCE.

––Kur është aktiv modaliteti 3D

––Kur është aktiv Përshkrimi i audios

––Kur 2 modelet e sintonizuesit regjistrojnë njëkohësisht 2 kanale

––Kur shihni një ndeshje futbolli në rezolucion UHD "" Ky funksion disponohet vetëm gjatë regjistrimit.

"" Ky funksion disponohet vetëm gjatë shikimit të një programi të regjistruar.

●● Më tepër të dhëna

Shfaq informacion të detajuar rreth programit aktual.

"" Ky funksion disponohet vetëm gjatë shikimit të një programi të drejtpërdrejtë.