Kontrolli i informacionit të programit aktual

Për të marrë informacione mbi emisionin që po ndiqni, shtypni butonin "Enter" ose INFO.

Për të shfaqur informacione, nisur regjistrimin e menjëhershëm, ose hapur funksionin "Timeshift" në programin aktual, zgjidheni nga dritarja "Informacioni i programit".

Për të parë informacione rreth programeve në vijim, përdorni butonat dhe . Për të konfiguruar një Planifiko shikimin ose Planifiko regjistrimin për një program, zgjidhni programin.

"" Për të parë informacionin e programit, duhet të caktoni fillimisht orën e televizorit ((MENU/123) MENU Sistemi Ora Ora).

"" Informacioni i programit mund të ndryshojë në varësi të sinjalit hyrës dhe mund të mos disponohet fare për disa programe.

"" Për më shumë informacion rreth Planifiko regjistrimin, drejtojuni "Regjistrimi i programeve." "" Për më shumë informacion rreth Planifiko shikimin, drejtojuni "Konfigurimi i Planifiko shikimin."

Ndryshimi i sinjalit të transmetimit

(MENU/123) MENU Transmetimi Antena Provo tani

Mund të zgjidhni mënyrën tuaj të preferuar të marrjes së transmetimeve dixhitale.

"" Ky funksion nuk është i nevojshëm nëse televizori është i lidhur me marrës kabllor ose satelitor.

Kontrolli i informacionit dhe fuqisë së sinjalit të kanalit dixhital

(MENU/123) MENU Mbështet Vetë-diagnostikim Informacioni i sinjalit Provo tani Shfaq informacionin dhe fuqinë e sinjalit të kanalit dixhital.

"" Nëse televizori është lidhur me një antenë të veçantë, mund ta përdorni informacionin e fuqisë së sinjalit për të rregulluar antenën për sinjal më të fortë dhe marrje më të mirë të kanaleve HD.

"" Ky funksion disponohet vetëm për kanalet dixhitale.