Butonat dhe funksionet e disponueshme gjatë luajtjes së muzikës

●● Pusho / Luaj

Ndalon ose rinis muzikën.

●● Përpara / Tjet.

Luan skedarin e mëparshme të muzikës ose atë në vijim. Shtypni dy herë butonin për të luajtur skedarin e mëparshëm të muzikës. Shtypni një herë butonin për të filluar nga fillimi skedarin aktual të muzikës.

Shtypni butonin për të luajtur skedarin tjetër të muzikës.

●● Përsërit

Luan vazhdimisht skedarin muzikor aktual ose të gjithë skedarët muzikorë vazhdimisht në të njëjtën dosje.

●● Përziej

Luan skedarët e muzikës në rend të çrregullt.

●● Lista e altoparlantëve

Mundëson komandimin e funksioneve për altoparlantë, si p.sh. ndryshimin e cilësimeve të secilit altoparlant ose rregullimin e thellësisë së zërit që del nga altoparlantët.

●● Figura e fikur

Luan skedarët muzikorë vetëm me ekranin e fikur.