Regjistrimi i televizorit si pajisje e certifikuar nga DivX (shikimi i filmave me pagesë në DivX)

(MENU/123) MENU Sistemi Video sipas kërkesës DivX®

Mund të shikoni filma të mbrojtur nga DivX DRM në televizor vetëm nëse është i regjistruar si pajisje e certifikuar nga DivX.

"" Menaxhimi i të drejtave dixhitale (DRM) vepron si mekanizëm teknik sigurie për mbrojtjen e të drejtave të autorit të ofruesit të materialit.

"" Filmat e regjistruar ose filmat DivX pa pagesë mund t'i shikoni pa qenë nevoja të regjistroheni.

"" Vizitoni faqen e internetit të DivX (http://www.divx.com) dhe identifikohuni në llogarinë e përdoruesit përpara regjistrimit të televizorit si pajisje e certifikuar nga DivX. Nëse nuk keni llogari, krijoni një të tillë.

Rivendosja e televizorit në cilësimet e fabrikës

(MENU/123) MENU Mbështet Vetë-diagnostikim Rivend. Provo tani

Të gjitha cilësimet e televizorit (me përjashtim të cilësimeve të internetit dhe të rrjetit) mund t'i rivendosni në vlerat bazë të fabrikës.

1.

2.

Zgjidhni Rivend.. Shfaqet dritarja e dhënies së PIN-it të sigurisë.

Jepni PIN-in e sigurisë dhe zgjidhni Po. Më pas, rivendosen të gjitha cilësimet. Televizori fiket dhe ndizet automatikisht dhe shfaq ekranin Konfig..

"" Për më shumë informacion rreth Konfig., drejtojuni manualit të përdorimit që shoqëron televizorin.

Përdorimi i televizorit si model shfaqjeje (për dyqanet me pakicë)

(MENU/123) MENU Mbështet Regj. i përdor. Provo tani

Televizorin mund ta ktheni në model shfaqjeje për pikat e shitjes me pakicë duke e caktuar modalitetin në Ruaj demo.

"" Për të gjitha përdorimet e tjera, zgjidhni Në shtëpi.

"" Me Ruaj demo, disa funksione janë të çaktivizuara dhe televizori rivendoset automatikisht pas një kohe të paracaktuar.