Rregullimi i cilësisë së zërit

Zgjedhja e modalitetit të zërit

(MENU/123) MENU Ting. Regj. ting. Provo tani

Mund të zgjidhni një modalitet zëri për dëgjim më të mirë.

●● Standard

Është modaliteti i paracaktuar që i përshtatet shumicës së ambienteve.

●● Muzikë

Thekson muzikën dhe jo zërat.

●● Film

Ofron zërin më të mirë për filmat.

●● Zë i pastër

Thekson zërat.

●● Amplifiko

Rrit intensitetin e përgjithshëm të zërit me frekuencë të lartë për të ndihmuar personat me vështirësi në dëgjim.

●● Stadium

Kur e ktheni Mod. sport ((MENU/123) MENU Sistemi Mod. sport) në Ndez , Regj. ting. caktohet automatikisht në Stadium për konfigurimin e cilësimeve të zërit në cilësimet më të përshtatshme për evenimente sportive.

"" Ky modalitet caktohet automatikisht nga televizori. Ky modalitet nuk mund të caktohet automatikisht. "" Ky funksion nuk disponohet gjatë dëgjimit të zërit nëpërmjet altoparlantëve të jashtëm.