Ndryshimi i madhësisë dhe i pozicionit të figurës

Ndryshimi i madhësisë së figurës

(MENU/123) MENU Figurë Madhësi figure Madhësi figure Provo tani Madhësia e figurave që shfaqen në ekranin e televizorit mund të ndryshohet.

●● 16:9

Cakton madhësinë e figurës në formatin e ekranit të gjerë 16:9.

●● Zmadh

Zmadhon në drejtim vertikal figurat 16:9. Figura e zmadhuar mund të lëvizet lart dhe poshtë.

●● Person.

Zmadhon ose zvogëlon në drejtim vertikal dhe/ose horizontal figurat 16:9. Figura e zmadhuar ose e zvogëluar mund të lëvizet majtas, djathtas, lart dhe poshtë.

●● 4:3

Cakton madhësinë e figurës në modalitetin bazë 4:3.

[[

""

Mos shikoni televizor në modalitet 4:3 për një periudhë të gjatë kohe. Një veprim i tillë mund të shkaktojë shfaqjen e shiritave të zinj, të cilët qëndrojnë për pak kohë në krye, në fund, majtas dhe djathtas ekranit. Mbani parasysh që ky informacion nuk jepet te garancia.

Madhësitë e mbështetura të figurës ndryshojnë në varësi të sinjalit hyrës. Për më shumë informacion rreth madhësive të figurës, drejtojuni "Madhësitë e figurës dhe sinjalet hyrëse."

Ndryshimi automatik i madhësisë së figurës

(MENU/123) MENU Figurë Madhësi figure Gjer. auto

Kur caktohet në "Aktiv" televizori përdor automatikisht madhësinë e figurës së rekomanduar nga ofruesi i programit.