Shfaqja e shumë ekraneve ose funksioneve me Multi-Link Screen

"" Ky funksion mbështetet për S9 dhe modelet e serive 6500, 6600, 6700, 6800, 7000, 7200, 7500, 8000 dhe 8500 në zona gjeografike specifike. Megjithatë, brenda rajonit të BSHP-së ky funksion nuk mbështetet për serinë 6500.

(MENU/123) MENU Figurë Hap Multi-Link Screen

Mund të kërkoni në internet, të përdorni aplikacione dhe shumë të tjera kur shikoni televizor.

Përdorimi i Multi-Link Screen

Mësimi i funksioneve bazë

●● Ndryshimi i kanalit dhe i volumit në "Multi-Link Screen"

Për të ndryshuar kanalet e Multi-Link Screen, shtypni butonat e kanaleve kur shikoni televizor. Për të rregulluar volumin e Multi-Link Screen, kaloni në ekran për të ndryshuar volumin dhe shtypni butonat e volumit.

●● Ndryshimi i shfletuesit të internetit dhe i aplikacioneve

Ndërsa përdorni Multi-Link Screen, shfletuesi i fundit i përdorur i internetit ose aplikacionet e fundit shfaqen në të djathtë të ekranit. Këto aplikacione mund t'i ndryshoni në të tjera me anë të Smart Hub.

●● Ndryshimi i madhësisë së "Multi-Link Screen"

Mund të ndryshoni madhësinë e një ekrani "Multi-Link". Lëvizni fokusin në ekranin që dëshironi t'i ndryshoni madhësinë dhe përdorni butonin ose . Përndryshe, tërhiqni vijën në mes të ekranit për majtas ose djathtas. Për të shfaqur ekranin e fokusuar "Multi-Link" në modalitet ekrani të plotë, zgjidhni .

●● Zgjedhja e një pajisjeje altoparlant për "Multi-Link Screen"

Shtypni butonin e volumit dhe shtypni butonin . Në ekran shfaqet lista e altoparlantëve. Zgjidhni Person. për të aktivizuar ose çaktivizuar zërin nga ekrani i zgjedhur. Nëse lidhni kufje me "Bluetooth", mund të zgjidhni vetëm Kufje me Bluetooth.

"" Në "Samsung Smart Control", shtypni butonin MENU/123 dhe zgjidhni Lista e altoparlantëve për të caktuar altoparlantin e çdo ekrani.