Informacione sigurie

Ju lutem lexoni informacionet e rëndësishme të sigurisë para se ta përdorni pajisjen. Përmban informacione të përgjithshme sigurie për pajisjet dhe mund të përfshijë materiale që nuk zbatohen për pajisjen tuaj. Ndiqni udhëzimet e paralajmërimit dhe kujdesit për të parandaluar dëmtimet ndaj vetes dhe të tjerëve dhe për të parandaluar dëmtimet e pajisjes.

Termi“pajisje”i referohet produktit dhe baterisë së tij, karikuesit dhe artikujve të dhënë bashkë me produktin, dhe çdo aksesor i aprovuar nga Samsung i dhënë bashkë me produktin.

Paralajmërim

Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe rregullave të sigurisë mund të shkaktojë lëndime serioze ose vdekje

Mos përdorni kabllo elektrike ose spina dhe priza elektrike të liruara

Lidhjet jo të forta mund të shkaktojnë goditje elektrike ose zjarr.

Mos e prekni pajisjen, karikuesin ose kabllot e tij, ose prizën elektrike me duar të lagura ose pjesë të tjera të trupit të lagura

Nëse veproni kështu mund t'ju kapë korrenti.

Mos e përthyeni dhe mos e dëmtoni kabllon elektrike

Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.

Mos e përdorni pajisjen ndërsa po karikohet ose ta prekni atë me duar të lagura

Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike.

Shqip