Mos përdorni bateri me jone litiume (Li-Ion), të cilat janë të dëmtuara ose me rrjedhje

Për hedhjen në mënyrë të sigurt të baterisë Li-Ion, kontaktoni me qendrën e shërbimit të autorizuar më të afërt.

Kujdes

Mosrespektimi i lajmërimeve dhe rregullave të sigurisë mund të shkaktojë lëndime ose dëmtime të pronës

Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë pajisjeve të tjera elektronike

Pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike përdorin sinjale në frekuenca radioje. Pajisja juaj mund të ndërhyjë në funksionimin normal të pajisjeve të tjera elektronike.

Përdorimi i lidhjes LTE për të dhënat mund të shkaktojë ndërhyrje me pajisje të tjera, si pajisjet audio dhe telefonat.

Mos e përdorni pajisjen në një spital, ose në aeroplan, ose në pajisje me motor të cilat mund të interferohen nga frekuencat e radios

Nëse është e mundur shmangni përdorimin e pajisjes tuaj brenda një rrezeje 15 cm pranë stimuluesve kardiakë, pasi pajisja mund të ndërhyjë në funksionimin normal të stimuluesit.

Për të minimizuar mundësinë e interferencës me një peismeikër, përdoreni pajisjen tuaj vetëm në anën e trupit tuaj që është në të kundërt me peismeikërin.

Nëse përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e pajisjes para se të përcaktoni nëse pajisja do të ndikohet ose jo nga frekuencat e radios të lëshuara nga pajisja.

Në aeroplan, përdorimi i pajisjeve elektronike mund të interferojë me instrumentet elektronike të navigimit. Sigurohuni që pajisja është

e fikur gjatë nisjes nga toka dhe zbritjes. Pas shkëputjes, mund ta përdorni pajisjen në modalitetin fluturim nëse lejohet nga personeli i aeroplanit.

Shqip