Cilësia e figurës

Menyja e ekranit > Figurë

Zgjidhni Regjim figure dhe pastaj zgjidhni opsionet e mëposhtme për të shfaqur një shirit tërheqës që mundëson rregullimin e cilësimit përkatës. Përdorni butonat me shigjeta majtas dhe djathtas për të rregulluar vlerën dhe butonat me shigjeta lart dhe poshtë për të lëvizur lart dhe poshtë listës. Vlerat e rregulluara i aplikohen burimit aktual dhe do të mbesin në fuqi deri në zgjedhjen tjetër të burimit. Kur lidheni me kompjuterin nëpërmjet kabllos HDMI-DVI, mund të zgjidhen vetëm opsionet Ngjyra dhe Nuanca (G/R).

●● Drita sfond

Rregullon ndriçimin e pikëzave të veçanta. Ulja e ndriçimit redukton konsumin e energjisë. Ky opsion ofrohet vetëm në televizorët LED.

●● Drita e qel.

Kontrollon ndriçimin e panelit. Ulja e ndriçimit redukton konsumin e energjisë. Ky opsion ofrohet vetëm në televizorët PDP.

●● Kontrasti

Rregullon kontrastin e ekranit. Provo tani

●● Ndriçimi

Rregullon ndriçimin e përgjithshëm. Provo tani

●● Mprehtësia

Qartëson ose zbeh skajet e objekteve. Provo tani

●● Ngjyra

Rregullon intensitetin e përgjithshëm të ngjyrës. Provo tani

●● Nuanca (G/R)

Rregullon raportin e gjelbrës ndaj të kuqes. Rrisni vlerën e të gjelbrës për të forcuar të gjelbrat dhe vlerën e të kuqeve për të forcuar të kuqet. Provo tani

Aplikimi i cilësimit të cilësisë së figurës aktuale në një hyrje tjetër

Menyja e ekranit > Figurë > Apliko modal. e figurës

Mund t'ia aplikoni cilësimin e cilësisë së figurës që konfiguruat për televizorin të gjitha pajisjeve të jashtme të lidhura me televizorin.

Për t'ia aplikuar cilësimin të gjitha pajisjeve të jashtme të lidhura me televizorin, zgjidhni Gjithë burimet. Për t'ia aplikuar cilësimin vetëm hyrjes aktuale, zgjidhni Burimi aktual.