Konfig. telekom. univers.

Menyja e ekranit > Sistemi > Menaxher pajis. > Konfig. telekom. univers. Provo tani

Ky televizor ka një veçori të telekomandës universale që ju mundëson të kontrolloni dekoderët kabllorë, lexuesit Blue-ray, kinematë në shtëpi dhe pajisje të tjera të treta të jashtme të lidhura me televizorin duke përdorur telekomandën e televizorit. Gjithashtu mund të përdorni funksionin Anynet+ (HDMI-CEC) për të komanduar pajisjet e jashtme me telekomandën e televizorit pa konfigurime shtesë. Për më shumë informacion drejtojuni "Anynet+ (HDMI-CEC)".

Lidhja e zgjatuesit infrakuq

Futni kabllon në folenë IR (infrakuqe) të televizorit dhe drejtojeni transmetuesin nga skaji tjetër i kabllos drejt marrësit të telekomandës së pajisjes së jashtme. Sidoqoftë, nuk duhet të ketë pengesa midis kabllos zgjatuese infrakuqe dhe pajisjes së jashtme. Prania e pengesave do të interferojë me transmetimin e sinjalit të telekomandës.

"" Ngjyra dhe modelimi i kabllos zgjatuese infrakuqe mund të ndryshojnë në varësi të modelit.