Kontrolli me lëvizje

Kontrolli me lëvizje funksionon duke përdorur kamerën, ndaj dh përdoruesi duhet të jetë brenda rrezes së njohjes nga kamera. Rrezja e njohjes nga kamera ndryshon në varësi të nivelit të dritës së mjedisit dhe të faktorëve të tjerë. Përdoruesit mund të ndjejnë lodhje fizike kur e përdorin Kontrolli me lëvizje për periudha të gjata kohore.

Njohja e zërit

Për shfrytëzimin më të mirë të Njohja e zërit, rekomandojmë që të përdorni Smart Touch Control.

Njohja e zërit nuk disponohet në të gjitha gjuhët, dialektet apo rajonet. Performanca ndryshon në varësi të gjuhës së zgjedhur, volumit të zërit dhe niveleve të zhurmës në mjedisin rrethues.

Kryeni një Testimi i mjedisit të njohjes së zërit përpara përdorimit të Njohja e zërit për të testuar nivelin dhe qartësinë e zërit në mjedisin rrethues.

Futja e tekstit me zë kërkon pranimin nga përdoruesi të rregulloreve të fshehtësisë të aplikacioneve zanore të palëve të treta dhe që adresa MAC dhe ndonjë informacion tjetër privat t'i jepen Samsung-ut.

Futja e tekstit me zë u mundëson përdoruesve të futin tekst me anë të komandave zanore në vend të mausit, tastierës ose telekomandës. Kjo veçori është veçanërisht e dobishme për kërkim, shfletim në internet dhe për përdorimin e aplikacioneve që kërkojnë futje teksti.