Njohja e zërit

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Njohja e zërit Provo tani

Njohja e zërit

Njohja e zërit

Ndez

Gjuha

UK English

Fjala aktivizuese

Hi TV

Zëri i TV

 

Testimi i mjedisit të njohjes së zërit

Tutoriali i njohjes së zërit

"" Figura e shfaqur mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Njohja e zërit mundëson përdorimin dhe komandimin e funksioneve specifike të televizorit me anë të komandave zanore. Për njohjen e saktë të komandave zanore, shqiptojini qartë fjalët dhe shprehjet në gjuhën e zgjedhur te Gjuha. Ora e televizorit duhet të caktohet përpara se të përdorni Njohja e zërit. Caktoni Ora (Sistemi > Ora > Ora).

Njohja e zërit mund të përdoret në mënyrat e mëposhtme:

●● Duke përdorur mikrofonin e integruar në televizor (nga distanca) ●● Duke përdorur butonin VOICE (nga afër)

Zhurma e mjedisit mund të ndërhyjë në njohjen e zërit. Nëse ndodh diçka e tillë, shtypni VOICE dhe shqiptoni fjalën/ shprehjen e komandës 10-15 cm larg mikrofonit në Smart Touch Control. Komandat mund të mos njihen nëse flisni me zë shumë të ulët apo të lartë. Volumi optimal është rreth 60 dB (shembull: 60 dB: e folur e zakonshme, 70 dB: zile telefoni).