Muzika në sfond

Aktivizoni luajtjen e muzikës në sfond gjatë fotoserisë. Sidoqoftë, të gjithë skedarët e muzikës duhet të vendosen në të njëjtën pajisje ruajtjeje.

Zgjidhni butonin Muzika në sfond në ekran ndërkohë që fotoja shfaqet në ekran ose kur fotoseria është në vazhdim e sipër. Zgjidhni skedarët e muzikës që dëshironi të dëgjoni dhe më pas Luaj. Për të luajtur skedarët në rend të çrregullt, zgjidhni Përziej.

Miniluajtësi

Kur shikoni fotografi me muzikë në sfond, muzika mund të komandohet.

Zgjidhni Muzika në sfond nga butonat e komandimit në ekran dhe zgjidhni Miniluajtësi. Mund të ndaloni luajtjen ose të kaloni në këngën e mëparshme ose në atë vijuese.

Cilësime shtesë të luajtjes së fotove

●● Zmadh: Zgjidhni butonin Zmadh në ekran. Zmadhoni deri me 4 herë.

●● Rrotullo: Zgjidhni butonin Rrotullo në ekran. Ky e rrotullon foton aktuale 90 gradë në drejtim orar.

●● Marrësi: Zgjidhni butonin Marrësi dhe më pas ndizni marrësin AV.

●● Regjim figure: Zgjidhni butonin Cilësimet në ekran dhe më pas zgjidhni Regjim figure. Zgjidhni modalitetin e figurës.

●● Regj. ting.: Zgjidhni butonin Cilësimet në ekran dhe më pas zgjidhni Regj. ting.. Zgjidhni modalitetin e zërit. Sidoqoftë, ky opsion nuk disponohet ndërkohë që po luhet muzika në sfond.

●● Informacion: Zgjidhni butonin Cilësimet në ekran dhe më pas zgjidhni Informacion për të parë informacione të detajuara rreth videos aktuale.