Lidhja me antenën

Drejtojuni diagramës dhe lidheni kabllon e antenës me folenë e hyrjes së antenës. Sigurohuni që të mos e përthyeni kabllon. Numri i foleve dhe emrat dhe vendndodhjet e tyre mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

Lidhni kabllon e duhur të antenës për mjedisin e shikimit (transmetim ajror ose kabllor). Sidoqoftë, nëse përdorni dekoder kabllor ose marrës satelitor, lidhja me antenë nuk është e nevojshme.

Për më tepër informacion drejtojuni "Kërkesa për lidhjen me antenë".

Lidhjet me pajisje video

Ky televizor ka një sërë folesh për marrje sinjali video nga pajisje video si lexuesit Blu-ray, lexuesit DVD, kamerat ose konsolat e lojërave. Më poshtë ndodhet një listë e foleve kryesore të vendosura në rend zbritës sipas cilësisë së figurës.

●● HDMI

●● Component ●● AV

Lidhni pajisjen video me televizorin nëpërmjet një foleje HDMI për cilësinë më të mirë të figurës. Nëse pajisja nuk ka fole HDMI, provoni folenë Component për të marrë cilësinë vijuese më të mirë të mundshme të figurës.

Numri i foleve dhe emrat dhe vendndodhjet e tyre mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

Kur lidhni një pajisje të jashtme, drejtojuni manualit të funksionimit të pajisjes. Numri i foleve të pajisjes së jashtme dhe emrat dhe vendndodhjet e tyre mund të ndryshojnë në varësi të prodhuesit.