Rrjeti me valë

Lidhni televizorin me internetin me anë të një rrugëzuesi ose modemi standard.

Masat paraprake për rrjetin me valë

●● Ky televizor mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g/n. Samsung-u rekomandon përdorimin e IEEE 802.11n. Përndryshe, kur luani video përmes lidhjeje rrjeti, videoja mund të mos luajë shtruar.

●● Për të përdorur rrjetin me valë, televizori duhet të lidhet me një rrugëzues ose modem me valë. Nëse rrugëzuesi me valë mbështet DHCP-në, televizori mund të përdorë adresë DHCP ose statike për t'u lidhur me rrjetin me valë.

●● Zgjidhni një kanal për rrugëzuesin me valë që nuk është aktualisht në përdorim. Nëse kanali i caktuar për rrugëzuesin me valë po përdoret aktualisht nga një pajisje tjetër, kjo rezulton në interferencë dhe/ose ndërprerje të komunikimit.

●● Shumica e rrjeteve me valë kanë sistem sigurie opsional. Duhet të krijoni një kod sigurie me anë të karaktereve dhe numrave për të aktivizuar sistemin e sigurisë të rrjetit me valë. Më pas ky kod sigurie nevojitet për t'u lidhur me rrjetin me valë.

Protokollet e sigurisë në rrjet

Televizori mbështet vetëm protokollet e mëposhtme të sigurisë në rrjetin me valë dhe nuk mund të lidhet me rrugëzuesit me valë të pacertifikuar:

●● Regjimet e autentikimit: WEP, WPAPSK, WPA2PSK

●● Llojet e enkriptimit: WEP, TKIP, AES

Nëse rrugëzuesi me valë është vendosur në modalitetin Pure High-throughput (Greenfield) 802.11n dhe lloji i enkriptimit në WEP ose TKIP, Samsung SMART TV nuk do ta mbështesë lidhjen në përputhje me specifikimet e reja të certifikimit Wi-Fi.

Nëse rrugëzuesi me valë mbështet WPS-në (konfigurim i mbrojtur Wi-Fi), është e mundur të lidheni me rrjetin nëpërmjet PBC-së (konfigurim me shtypje butoni) ose PIN-it (numër personal identifikimi). WPS-ja i konfiguron automatikisht cilësimet e kodit SSDI dhe WPA.