Formatet e mbështetura të skedarëve

Ky televizor mund të luajë llojet e mëposhtme të skedarëve. Për më tepër informacion, drejtojuni seksionit "Titrat dhe formatet e skedarëve të materialeve media, dhe kodeku".

●● Fotot: bmp, jpg, mpo, png

●● Muzika: aac, flac, m4a, mpa, mp3, ogg, wma

●● Video: 3gp, avi, asf, flv, m2ts, mkv, mov, mp4, mpg, mts, svi, ts, tp, trp, vob, vro, webm, wmv

●● Titrat: ass, psb, smi, srt, ssa, sub, ttxt, txt

Me skedarët .avi, .mkv, dhe .mp4, televizori mbështet titrat e integruara.

"" Disa skedarë në varësi të kodimit të tyre mund të mos luhen në televizor.

Lidhja me pajisjen USB

Futni pajisjen USB në folenë USB të televizorit. Luani skedarët media të ruajtur si më poshtë:

●● Lidhja e pajisjes USB ndërkohë që televizori është i ndezur shfaq një dritare kërcyese. Zgjidhni llojin e medias që dëshironi të luani.

●● Kaloni te Video, foto dhe muzikë në pjesën e sipërme të ekranit Smart Hub. Zgjidhni llojin e medias që dëshironi të luani dhe më pas pajisjen USB që përmban skedarët.

●● Zgjidhni pajisjen USB nga ekrani Burimi. Shfaqet një dritare. Zgjidhni llojin e medias që dëshironi të luani.

Heqja e pajisjes USB

Shtypni SOURCE për të hyrë në ekranin Burimi. Zgjidhni pajisjen USB që dëshironi të hiqni dhe zgjidhni Veglat në pjesën e sipërme të ekranit. Zgjidhni Hiq USB-nënga lista për të hequr në mënyrë të sigurt pajisjen e zgjedhur USB.