Lëvizja majtas/djathtas

Lëvizni gishtin horizontalisht në vijën e projektuar në pjesën e sipërme të bllokut të prekjes. Mund ta lëvizni horizontalisht listën horizontale ose panelin e Smart Hub.

Ndryshimi i kanaleve me anë të numrave

Kur shikoni televizor, prekni mbi vijën e ngritur në anën e majtë ose të djathtë të bllokut të prekjes për të hapur dritaren e vendosjes së numrave në ekran. Përdorni gishtin për të vendosur numrin e kanalit që dëshironi të shikoni. Numri i njohur shfaqet në ekran dhe televizori kalon në kanalin përkatës. Por ka gjasë që numri i vendosur të mos njihet siç duhet nga televizori. Drejtojuni udhëzuesit më poshtë për të garantuar njohjen e saktë të numrave.

Udhëzuesi i vendosjes së numrave

Drejtojuni skicave më poshtë kur vendosni vlera numerike. Televizori mund të mos i njohë numrat nëse nuk ndiqni hapat siç tregohen më poshtë.