Përdorimi i telekomandës virtuale

Shtypni butonin MORE për të shfaqur panelin e telekomandës virtuale në ekran. Paneli i telekomandës virtuale përbëhet nga një panel numerik, një panel luajtjeje dhe një panel hapjeje të shpejtë. Përdorni bllokun e prekjes për të zgjedhur numra dhe butona. Shtypni dhe mbani butonin MORE. Në panelin e telekomandës virtuale do të shfaqet paneli i hapjes së shpejtë. Butonat në ekran mund t'i zgjidhni lehtësisht.

Ndryshimi i panelit të telekomandës virtuale

Zgjidhni panelin numerik, panelin e luajtjes ose panelin e hapjes së shpejtë si panelin që do të shfaqet në ekran.

Përdorni bllokun e prekjes për të vazhduar lëvizjen e fokusit majtas ose djathtas. Paneli ndryshon kur fokusi lëviz përtej skajit më të majtë ose më të djathtë.

Për të ndryshuar panelin me lehtësi përdorni funksionin e lëvizjes majtas/djathtas në bllokun e prekjes.

Ndryshoni pozicionin e panelit të telekomandës virtuale

Shtypni butonin MORE në Smart Touch Control. Paneli i telekomandës virtuale shfaqet në ekran. Shtypni dhe mbani bllokun e prekjes për një sekondë. Përdoruesit mund ta ndryshojnë pozicionin e panelit të telekomandës virtuale në ekran.