Timeshift

Timeshift regjistron përkohësisht programin aktual. Duke përdorur këtë veçori, përdoruesit mund të ndalojnë dhe të vazhdojnë transmetimin e një programi të drejtpërdrejtë dhe madje mund të lëvizin pas ose përpara për ta kontrolluar. Sidoqoftë, Timeshift disponohet vetëm për kanalet dixhitale. Për më tepër, aktivizimi i funksionit Timeshift çaktivizon vetëm disa funksione në menynë Transmetimi.

Masat paraprake

●● Regjistrimet janë të mbrojtura me DRM dhe prandaj nuk mund të luhen në kompjuter ose në televizor tjetër. Për më tepër, këta skedarë nuk mund të luhen në televizor nëse zëvendësohet qarku i tij i videos.

●● Koha maksimale e disponueshme për funksionin Timeshift është 90 minuta. ●● Funksioni Timeshift nuk disponohet për kanalet e bllokuara.

●● Rekomandohet disk USB me shpejtësi prej 5400 rpm e lart. Sidoqoftë, disqet USB të tipit RAID nuk mbështeten.

●● Test i perform. së pajisjes duhet të kryhet në pajisjen ruajtëse USB të lidhur me televizorin përpara se të përdoret funksioni Timeshift. Test i perform. së pajisjes mund të niset nga Smart Hub > Në TV ose Video, foto dhe muzikë > TV e regjist..

●● Kapaciteti gjithsej i regjistrimit mund të ndryshojë në varësi të hapësirës së disponueshme të njësisë së diskut dhe të nivelit të cilësisë së regjistrimit.

●● Cilësimet e televizorit aplikohen kur luhen regjistrimet dhe kur përdoret funksioni Timeshift.

●● Lidhja e pajisjes USB që regjistron në televizor fshin automatikisht skedarët e Timeshift dhe të regjistrimit të cilët nuk janë ruajtur normalisht.

●● Funksioni Timeshift mund të mbyllet automatikisht pasi të kapë kapacitetin maksimal. ●● Funksioni Timeshift kërkon të paktën 1,5 GB hapësirë të lirë në pajisjen ruajtëse USB.

●● Hapja e aplikacioneve, kalimi në kanal analog dhe veprime të tjera që e kalojnë televizorin në gjendje që nuk mbështet funksionin Timeshift e fikin automatikisht funksionin Timeshift. Funksionimi i Timeshift rifillon nëse televizori kthehet sërish në kanale dixhitale.