Lista e kanaleve

Menyja e ekranit > Transmetimi > Lista e kanaleve Provo tani

Hapni Lista e kanaleve ndërkohë që shikoni televizor për të ndryshuar kanalet ose për të kontrolluar se çfarë transmetohet në kanalet e tjera dixhitale. Shtypni dhe mbani bllokun e prekjes për 2 sekonda. Shfaqet ekrani Lista e kanaleve.

Ikonat Lista e kanaleve në ekran tregojnë si më poshtë:

●●

: Kanal analog

●●

: Kanal i preferuar

●●

: Kanal i rezervuar për Planifiko shikimin

●●

: Kanal i rezervuar për Planifiko regjistrimin

●●

: Kanal i bllokuar

Ndryshoni kanalet

Zgjidheni kanalin që të kaloni menjëherë tek ai. Përdorni butonat e kanalit lart/poshtë për të lëvizur shpejt nëpër listë. Fokusi lëviz lart dhe poshtë në listë brenda një faqeje.

Renditja

(Vetëm kanale dixhitale)

Tërhiqni majtas në bllokun e prekjes ose shtypni butonin me shigjetë majtas në telekomandë. Ndryshoni listën e renditur sipas Emri ose Numër.

Lloji

Tërhiqni majtas në bllokun e prekjes ose shtypni butonin me shigjetë majtas në telekomandë dhe zgjidhni Lloji. Zgjidhni zhanrin e dëshiruar të kanalit dixhital.

Zhanri mund të përdoret vetëm kur Regj i kanalit i Lista e kanaleve është caktuar në Kanalet e shtuar. Sidoqoftë, Kanalet e shtuar duhet të përmbajë informacion për zhanrin.

Ndryshoni sinjalin e transmetimit

Tërhiqni djathtas në bllokun e prekjes ose shtypni butonin me shigjetë djathtas në telekomandë dhe zgjidhni një sinjal transmetimi. Kjo do të ndryshojë menjëherë burimin e sinjalit.

Ndryshoni listën e kanaleve

Tërhiqni djathtas në bllokun e prekjes ose shtypni butonin me shigjetë djathtas në telekomandë. Lista Të prefer. mund të zgjidhet vetëm nëse përmban të paktën një kanal të të preferuarave. Nëse kanali i të preferuarave nuk është shtuar paraprakisht, zgjidhni Redak. të pref. dhe shtoni kanale nga ekrani Redak. të pref..