Statusi dhe Njoftim

Në pjesën e sipërme të ekranit shfaqet një dritare mesazhi njoftimi kur disponohen mesazhe të rëndësishme në lidhje me përditësimet e aplikacionit dhe identifikimet në llogarinë Samsung. Kjo dritare mesazhi njofton përdoruesin për gjendjen e funksionimit të televizorit.

Njohja e zërit & Konfigurimi iKontrolli me lëvizje

Aktivizoni/çaktivizoni funksionet Njohja e zërit dhe Kontrolli me lëvizje të tabelës së njoftimeve dhe të gjendjes. Mund të kryhet gjithashtu edhe Testimi i mjedisit të njohjes së zërit dhe Testi i mjedis. të kontrollit me lëvizje.

Konfigurimi iLlogaria Samsung

Zgjidhni Llogaria ime nga tabela e gjendjes dhe njoftimeve për të menaxhuar llogarinë Samsung.

Konfigurimi i rrjetit

Zgjidhni Cilësimet e rrjetit nga tabela e gjendjes dhe njoftimeve për të konfiguruar rrjetin.

Njoftim

Nëse nuk keni parë ndonjë nga mesazhet e alarmeve të shfaqura në televizor, mund t'i shikoni ato me anë të tabelës së gjendjes dhe të njoftimeve. Gjithashtu njoftimet mund t'i kontrolloni nga Njoftimet (Funksionet Smart > Njoftimet). Provo tani

Zgjedhja e njoftimit nga lista ju lejon të kryeni me lehtësi veprime përkatëse. Për të fshirë të gjitha njoftimet, zgjidhni Hiq të gjitha.

Zgjedhja e Njoftim i shërbimit hap Web Browser për të shfaqur faqen e njoftimit nga faqja e Samsung-ut në internet.