Menaxhimi i pajisjes së dedikuar për regjistrim

Menaxhoni pajisjen e jashtme ruajtëse të konfiguruar si pajisje të dedikuar për regjistrim.

111 Shtypni dhe aktivizoni Smart Hub. Zgjidhni TV e regjist. në pjesën e poshtme të ekranit Në TV ose Video, foto dhe muzikë për të shfaqur listën e pajisjeve të lidhura. Zgjidhni pajisjen e dedikuar për regjistrim për të shfaqur listën e skedarëve të ruajtur në pajisje.

222Zgjidhni Opsionet nga pjesa e sipërme e ekranit dhe më pas Menaxho pajisjen.

Disponohen opsionet e mëposhtme nga ekrani Menaxho pajisjen:

●● Formato pajisjen: Formatoni pajisjen e jashtme ruajtëse në sistem të përshtatshëm për regjistrime video.

●● Kontrollo pajisjen: Kontrolloni nëse pajisja e jashtme ruajtëse përdor sistem të përshtatshëm për regjistrime video.

●● Test i perform. së pajisjes: Testoni pajisjen e jashtme ruajtëse për të parë nëse mbështet funksionet e regjistrimit dhe të Timeshift.

●● Pajisja e parazgj. për regj.: Nëse ka disa pajisje të jashtme ruajtëse të lidhura me televizorin mund të përcaktoni një pajisje të jashtme të paracaktuar për ta përdorur me funksionet e regjistrimit dhe të Timeshift.

Regjistrimi i programit

Disponohen opsionet e mëposhtme për regjistrim të programeve: ●● Regjistrim i menjëhershëm

●● Udhëz.

●● Informacioni mbi programin ●● Ora dhe data e përcaktuar

Regjistrim i menjëhershëm

Për të regjistruar programin që po transmetohet aktualisht, zgjidhni butonin në panelin e telekomandës virtuale ose në telekomandën e zakonshme dhe më pas caktoni kohëzgjatjen e dëshiruar të regjistrimit.