Mbrojtje e ekranit nga djegia

Menyja e ekranit > Sistemi > Mbrojtje e ekranit nga djegia

Kjo veçori ofrohet vetëm në televizorët PDP.

Për të reduktuar mundësinë e djegies së ekranit, televizori përdor teknologjinë e parandalimit të djegies së ekranit Ndërrim pikëz.. Ndërrim pikëz. e lëviz pak figurën në ekran për të shmangur mbipërdorimin e disa elementeve dhe nënpërdorimin e të tjerave. Cilësimi i Ndërrim pikëz. Ora u mundëson përdoruesve të programojnë në minuta kohën midis lëvizjeve të figurës.

Televizori ka edhe funksionet e mëposhtme shtesë të parandalimit të djegies së ekranit:

●● Ndërrim pikëz.

●● Koha e mbrojtjes auto ●● Lëvizja

●● Gri anësore

Ndërrim pikëz.

Menyja e ekranit > Sistemi > Mbrojtje e ekranit nga djegia > Ndërrim pikëz.

Caktojeni televizorin në pikëza me lëvizje shumë të vogël në ekranin PDP në drejtim horizontal ose vertikal për të minimizuar figurat e mbetura të djegura.

Vlera e Ndërrim pikëz. mund të ndryshojë në varësi të madhësisë dhe modalitetit të monitorit. Nuk disponohet në modalitetin Përsht. Ekr..

Cilësimet:

●● Horizontal: Cilësimet e disponueshme: 0–4 (pikëza), cilësimet optimale për TV/AV/Komponenti/HDMI: 4

●● Vertikal: Cilësimet e disponueshme: 0–4 (pikëza), cilësimet optimale për TV/AV/Komponenti/HDMI: 4

●● Ora (minuta): 1–4 (minuta), cilësimet optimale për TV/AV/Komponenti/HDMI: 4 minuta

Koha e mbrojtjes auto

Menyja e ekranit > Sistemi > Mbrojtje e ekranit nga djegia > Koha e mbrojtjes auto

Nëse ekrani shfaq figurë të palëvizshme për një periudhë të caktuar, televizori aktivizon mbrojtësin e ekranit për të parandaluar krijimin e hijezimeve.