Regjistrimi i fytyrës

Përdoruesit mund të regjistrojnë fytyrat e tyre në llogaritë Smart Hub. Krijoni një llogari të re nëse nuk keni një të tillë.

Regjistrimi i fytyrës nga ekrani i informacionit të llogarisë Smart Hub

"" Identifikohu përpara te Smart Hub.

111Hapni menynë Funksionet Smart > Llogaria Samsung > Redakto profilin dhe zgjidhni Regjistro fytyrën.

222Lexoni udhëzimin, zgjidhni OK dhe pastaj jepni fjalëkalimin për llogarinë Samsung.

333Zgjidhni Bëj foto dhe në ekran do të shfaqet fytyra e përdoruesit. Mbajeni fytyrën në mënyrë që të shfaqet

plotësisht në kornizën me pika të kuqe. Fytyra regjistrohet me sukses kur korniza bëhet e gjelbër. Nëse kjo dështon, zgjidhni Riprovo.

""

""

""

E gjithë fytyra e përdoruesit duhet të jetë e dukshme për kamerën. Evitoni hijet mbi fytyrë. Hijet pengojnë kamerën në njohjen e saktë të fytyrës.

Mbani një shprehje sa më neutrale të fytyrës. Për më tej, mbajeni gojën të mbyllur dhe në qëndrim sa më neutral.

Për siguri më të lartë, është më mirë të zgjidhni kutinë e përzgjedhjes në anë të Dua të fus dhe fjalëkalimin për siguri më të lartë. Pasi është shënuar kutia e përzgjedhjes, përdoruesi duhet të japë fjalëkalimin kur identifikohet me anë të njohjes së fytyrës.

444Zgjidhni Ruaj për të përfunduar.