Shikimi i televizorit

Transmetimi

Sintonizimi automatik

 

Antena

Ant.

Lista e kanaleve

 

Udhëz.

 

Menaxheri i program.

 

Redakto kanalin

 

Redak. të pref.

 

"" Figura e shfaqur mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Përdoreni këtë veçori për të parë më lehtësisht guidën dhe informacionin e programeve. Sidoqoftë, këto veçori nuk disponohen kur shikohet televizor me anë dekoduesi apo marrësi satelitor.

Informacioni mbi programin

Zgjidhni panelin e telekomandës virtuale ose shtypni butonin INFO e telekomandës normale për të parë informacion rreth programit aktual ndërkohë që shikoni televizor.

Sidoqoftë, Informacioni mbi programin disponohet vetëm në kanalet dixhitale. Për të përdorur Informacionin mbi programin, duhet që fillimisht të caktoni orën në televizor. Për të caktuar orën, kaloni te Ora (Sistemi > Ora > Ora). Informacioni mbi programin mund të ndryshojë në varësi të llojit të sinjalit hyrës dhe mund të mos disponohet fare për disa programe.

Për të nisur regjistrimin e programit aktual, prekni mbi bllokun e prekjes ndërsa shfaqet ekrani i informacionit mbi programin. Për më tej, tërhiqni majtas/djathtas në bllokun e prekjes për të kontrolluar programe të tjera ose prekni mbi bllokun e prekjes për të konfiguruar një cilësim Planifiko shikimin ose Planifiko regjistrimin për programin e zgjedhur.

"" Shtypni dhe mbani butonin {për të parë informacion rreth programit aktual ndërkohë që shikoni televizor.

Ndryshoni sinjalin e transmetimit

Menyja e ekranit > Transmetimi > Antena Provo tani

Zgjidhni antenën prej së cilës do të merren sinjalet e transmetimit dixhital.

Udhëz.

Menyja e ekranit > Transmetimi > Udhëz. Provo tani

Shikoni planifikimet për programet e çdo kanali dixhital, duke përfshirë kohën e shfaqjes. Kontrolloni planifikimet e programeve dhe konfiguroni Planifiko shikimin ose Planifiko regjistrimin. Shtypni GUIDE për të hapur guidën.