Kërkimi i faqeve

Shtypni butonin {ose zgjidhni në krye të ekranit për të hyrë në ekranin e kërkimit. Jepni një shprehje kërkimi dhe zgjidhni Kryer. Zgjidhni një element nga lista e rezultateve të kërkimit për të shkuar në faqen përkatëse.

Mbyllja e e-Manual

Për të mbyllur e-Manual, shtypni dhe mbani butonin RETURN ose zgjidhni

në këndin e sipërm djathtas të

ekranit ose shtypni butonin EXIT.

 

Kalimi në një element të menysë

Për të kaluar drejtpërdrejt në elementin e menysë që përshkruhet në këtë seksion, zgjidhni Provo tani. Keni mundësinë që të kaloni nga një element menyje në seksionin përkatës në e-Manual. Nëse dëshironi të lexoni artikuj e-Manualnë një veçori specifike të menysë së ekranit, shtypni butonin E-MANUALtë panelit të telekomandës virtuale ose të zakonshme, për të ngarkuar faqen përkatëse të e-Manual.

"" Kjo veçori mund të mos disponohet në varësi të menysë.

Përditësimi i e-Manual

Shtypni butonin për të hapur Smart Hub dhe zgjidhni Applikacione, dhe më pas zgjidhni Aplik. të tjera. e-Manual mund të përditësohet njësoj siç përditësohen aplikacionet.

Në ekranin Aplik. të tjera zgjidhni Përdit. aplik.. Zgjidhni e-Manual nga lista. e-Manual fillon përditësimin në versionin më të fundit. Sidoqoftë, Përdit. aplik. do të shfaqet në ekran vetëm kur kërkohet përditësimi.