Konfigurimi i rrjetit përfundoi, por nuk mund të lidhet me internetin Provo tani

Nëse problemi vazhdon, kontaktoni ofruesin e shërbimit të internetit.

Adresat IP dinamike kundrejt atyre statike

Nëse rrjeti kërkon adresë IP dinamike, përdorni modem apo rrugëzues ADSL që mbështet protokollin e konfigurimit dinamik të pritësit (DHCP). Modemët dhe rrugëzuesit që mbështesin DHCP-në japin automatikisht adresën IP, maskën e nënrrjetit, portëkalimin dhe vlerat DNS që i nevojiten televizorit për të hyrë në internet, që të mos të duhet të caktohen manualisht. Shumica e rrjeteve shtëpiake përdorin adresë IP dinamike.

Nëse rrjeti kërkon adresë IP statike, futni manualisht adresën IP, maskën e nënrrjetit, portëkalimin dhe vlerat DNS gjatë konfigurimit të lidhjes me rrjetin. Për të marrë adresën IP, maskën e nënrrjetit, portëkalimin dhe vlerat DNS, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të internetit (ISP).

Nëse rrjeti kërkon adresë IP statike, përdorni modem ADSL që mbështet DHCP-në. Modemët ADSL që mbështesin DHCP-në pranojnë edhe adresat IP statike.

Kontrollimi i gjendjes së rrjetit

Menyja e ekranit > Rrjeti > Statusi i rrjetit Provo tani

Rrjeti

Statusi i rrjetit

 

Cilësimet e rrjetit

 

Wi-Fi Direkt

 

Cilësimet e AllShare

 

Cakto hyrjen në largësi

 

Emri pajisjes

[TV]Samsung LE...

"" Figura e shfaqur mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Shikoni gjendjen aktuale të rrjetit dhe të internetit.