Përdorimi i panelit numerik

Përdorni panelin numerik për të futur numra në ekranin e tastierës ose në faqe interneti ose për të ndryshuar kanalin ndërkohë që shikoni televizor. Ndryshimi i kanalit me bllokun numerik lë një shënim, duke mundësuar kthim të lehtë në kanalet e mëparshme.

Përdorimi i panelit të luajtjes

Përdorni panelin e luajtjes për të ndaluar, për t'u kthyer, për të ecur shpejt përpara, për të kapërcyer në skedarin tjetër dhe për shumë të tjera ndërkohë që përdorni materiale media.

Përdorimi i panelit të hapjes së shpejtë

Përdorni shpejt butonat INFO, MENU dhe e-Manual. Megjithatë, disponueshmëria e butonave ndryshon në varësi të modalitetit të përdorimit të Smart Touch Control (vetëm me televizorin, si telekomandë universale etj.).

Rregullimi i telekomandës virtuale

Menyja e ekranit > Sistemi > Menaxher pajis. > Cilësimet e Smart Touch Control > Madhësia e telekom. në ekran

Provo tani

Mund ta rivendosni madhësinë e telekomandës virtuale. Nëse butonat e telekomandës virtuale janë shumë të vegjël, zmadhoni dritaren e telekomandës përpara se të përdorni telekomandën virtuale.