Në ekranin Redakto kanalin zgjidhni panelin e telekomandës virtuale ose butonin TOOLS e telekomandës së zakonshme për të hapur opsionet e mëposhtme:

●● Renditja

(Vetëm kanale dixhitale)

Ndryshoni listën e renditur sipas Emri ose Numër.

●● Antena

Zgjidhni ndërmjet Ant., Kabllor ose Satelit.

●● Kategori

Lista e kanaleve të televizorit është e ndarë në kategori të ndryshme si Të gjitha, TV, Radio, Dhëna/Tjera, Analog, Të para së fundmi dhe Të para më shumë. Zgjidhni kategorinë.

●● Redak. të pref.

Organizo listat e të preferuarave për të gjetur kanale të preferuara dhe për të këmbyer më lehtë mes kanaleve.

●● Info e kanalit

Kontrolloni informacionin e kanalit.

●● Informacion

Kontrolloni informacionin e transmetimit.