Regjistrimi i fytyrës për llogarinë Smart Hub me anë të njohjes së fytyrës

111Nga dritarja e identifikimit të Smart Hub zgjidhni Njohja e fytyrës dhe zgjidhni Fillo. Televizori e njeh automatikisht fytyrën e përdoruesit.

222

333

Zgjidhni fytyrën për t'u regjistruar nga lista dhe zgjidhni Regjistro fytyrën në dritaren që shfaqet.

Lexoni udhëzimin nga dritarja që shfaqet, zgjidhni OK dhe pastaj zgjidhni llogarinë nga lista. Gjithsesi, në listë

shfaqet llogaria e përdoruesit nëse televizori ka të dhëna të mëparshme të llogarisë dhe nëse përdoruesi është i identifikuar.

444Jepni fjalëkalimin për llogarinë Samsung. Për ta bërë më të saktë njohjen e fytyrës, skanojeni dhe një herë fytyrën e përdoruesit.

555Zgjidhni Bëj foto. Fytyra e përdoruesit shfaqet në ekran. Mbajeni fytyrën plotësisht brenda rrethit të kuq. Fytyra regjistrohet me sukses kur rrethi bëhet i gjelbër. Zgjidhni OK për të vazhduar.

""

""

""

E gjithë fytyra e përdoruesit duhet të dallohet nga kamera. Shmangni hijet mbi fytyrë. Hijet pengojnë njohjen e saktë të fytyrës nga kamera.

Mbajeni shprehjen e fytyrës sa më neutrale. Përveç kësaj, mbajeni gojën të mbyllur, por në të njëjtën kohë sa më neutrale.

Për siguri më të lartë, është më mirë të zgjidhni kutinë e përzgjedhjes në anë të Dua të fus dhe fjalëkalimin për siguri më të lartë. Pasi është shënuar kutia e përzgjedhjes, përdoruesi duhet të japë fjalëkalimin kur identifikohet me anë të njohjes së fytyrës.

Njohja e fytyrës Identifikohuni

Zgjidhni Face Registration dhe më pas zgjidhni Fillo nga dritarja e identifikimit. Televizori e njeh automatikisht fytyrën e përdoruesit. Nëse njohja dështon, provoni përsëri. Nëse opsioni i dhënies së fjalëkalimit është aktivizuar në Redakto profilin, duhet të jepni fjalëkalimin që të identifikoheni në Smart Hub.

"" E gjithë fytyra e përdoruesit duhet të jetë e dukshme për kamerën. Evitoni hijet mbi fytyrë. Hijet pengojnë kamerën në njohjen e saktë të fytyrës.

""

""

Mbani një shprehje sa më neutrale të fytyrës. Për më tej, mbajeni gojën të mbyllur dhe në qëndrim sa më neutral.

Televizori identifikohet automatikisht në Smart Hub pasi njohja të jetë bërë me sukses. Nëse televizori njeh dy ose më shumë fytyra të regjistruara, do të shfaqet lista përkatëse e llogarive. Zgjidhni llogarinë e duhur. Njohja e një fytyre të paregjistruar shfaq një mesazh paralajmërimi.