●● Motion Plus

Heq turbullirën dhe dridhjet e forta nga skenat me lëvizje të shpejta. Nëse zgjidhni Person., mund të konfiguroni raportin e heqjes së figurave të mbetura në ekran dhe të dridhjeve të ekranit dhe mund të shikoni figurë më të qartë me anë të funksionit LED Clear Motion. Kjo veçori ofrohet vetëm në televizorët LED.

""

""

Ekrani i informacionit në televizor tregon rezolucionin dhe frekuencën e sinjalit hyrës (60 Hz), por jo frekuencën që prodhon televizori për figurën që nxjerr me anë të funksionit Motion Plus.

Nëse në ekran ka zhurmë, konfiguroni Motion Plus Fik.. Nëse Motion Plus është Person., mund t'i konfiguroni Red. i turbullirës, Reduk. i cop. figurës, LED Clear Motion dhe Rivend. manualisht.

––Red. i turbullirës: Rregullon nivelin e reduktimit të turbullirës nga burimet video.

––Reduk. i cop. figurës: Rregullon nivelin e reduktimit të dridhjeve të forta nga burimet video gjatë luajtjes së filmave.

––LED Clear Motion: Heq zvarritjen e figurës nga skenat e shpejta me shumë lëvizje për një figurë më të qartë.

––

""

Rivend.: Rivendosni cilësimet e personalizuara në vlerat fillestare të fabrikës.

Kur është hapur Motion Plus, zgjidhni panelin e telekomandës virtuale ose butonin INFO e telekomandës së rregullt për të shfaqur rezolucionin dhe frekuencën e sinjalit video në marrje (60Hz). Frekuenca e shfaqur nuk është e njëjtë me frekuencën e figurës që shfaq televizori kur aktivizohet Motion Plus.

●● Përmirës. i të zezës

Rregulloni thellësinë e përgjithshme të ngjyrës së zezë për të ndryshuar thellësinë e figurës. Kjo nuk disponohet kur luani skedar media apo kur e përdorni televizorin si ekran kompjuteri. Kjo veçori ofrohet vetëm në televizorët PDP.

●● E zezë kinemaje

Në modalitetin Film, kjo veçori errëson zonat e sipërme dhe të poshtme të figurës së videos për të krijuar një pamje më tërheqëse. Kjo veçori ofrohet vetëm në televizorët LED.