Njohja e fytyrës

Përdoruesit mund të regjistrojnë fytyrat e tyre dhe të identifikohen në llogaritë e tyre Smart Hub me anë të Njohja e fytyrës. Vetëm një fytyrë mund të regjistrohet për një llogari. Në varësi të nivelit të ndriçimit të ambientit dhe ngjyrës së lëkurës së përdoruesit, televizori mund të ketë vështirësi në njohjen e fytyrës. Për më shumë informacion drejtojuni "Llogaria Samsung".

Mjedisi i përdorimit

Përdoruesi duhet të qëndrojë midis 1,5 m dhe 4 m larg kamerës. Rrezja reale e njohjes mund të ndryshojë në varësi të këndit të kamerës dhe faktorëve të tjerë. Ndriçimi i përshtatshëm i ambientit është nga 50 në 500 lux. (100 Lux: Në banjë, 400 Lux: Në dhomën e ndenjes)

Njohja e fytyrës mund të dallojë deri në 5 përdorues të ndryshëm njëkohësisht.

Televizori mund të ketë vështirësi në njohjen e binjakëve dhe të njerëzve me fytyra të ngjashme si persona të ndryshëm.

Kini parasysh si më poshtë kur përdorni Njohja e fytyrës. ●● Mos e mbuloni fytyrën me kapele, syze apo flokë.

●● E gjithë fytyra e përdoruesit duhet të jetë e dukshme për kamerën. Evitoni hijet mbi fytyrë. Hijet pengojnë kamerën në njohjen e saktë të fytyrës.

●● Mbani një shprehje sa më neutrale të fytyrës. Për më tej, mbajeni gojën të mbyllur dhe në qëndrim sa më neutral.

●● Shprehja e fytyrës kur identifikoheni në llogarinë Samsung duhet të jetë e njëjtë me shprehjen e fytyrës gjatë regjistrimit.