Vetënisja

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Cilës. "Në TV" > Vetënisja

"" Ky shërbim mund të mos disponohet në varësi të shtetit ose të rajonit.

Mund ta konfiguroni Në TV që të aktivizohet automatikisht kur të ndizet televizori.

Shikimi i programit të rekomanduar për transmetim me antenë

Zgjidhni programin nga ana e djathtë e ekranit. Kjo e ndryshon kanalin në programin e zgjedhur.

Informacion rreth programit të rekomanduar të planifikuar

Lista e mëposhtme paraqet informacionin dhe oraret e shikimit të programeve të rekomanduara që nuk janë transmetuar ende. Zgjidhni programin nga lista për të parë më shumë informacion rreth tij dhe për të përdorur opsionet e mëposhtme:

●● Kaloni tek kanali: Kaloni te kanali i programit të zgjedhur.

●● Kohëmatësi: Konfiguroni Planifiko shikimin ose Planifiko regjistrimin.

●● Materiale të përafërta: Shfaq listën e materialeve në lidhje me programin e zgjedhur. Zgjidhni materialet e dëshiruara në listë. Përdoruesi mund të shikojë ekranin e informacionit mbi materialet e zgjedhura.

●● Ndani: Klikoni pëlqej/nuk pëlqej në programin e zgjedhur ose ndani informacionin rreth programit të zgjedhur nëpërmjet SNS-së.

Aktivizimi i udhëzuesit

Zgjidhni Udhëz. në pjesën e poshtme të ekranit për të aktivizuar Udhëz..

Rekomandimet për programet sipas kohës

Zgjidhni Pamja me vijë kohore në pjesën e poshtme të ekranit për të shfaqur rekomandimet për programet për kohë të ndryshme të ditës.

Shikimi i programeve të regjistruara

Zgjidhni TV e regjist. në pjesën e poshtme të ekranit për të aktivizuar TV e regjist.. Provo tani