Pasqyrimi i ekranit

Menyja e ekranit > Rrjeti > Cilësimet e AllShare > Pasqyrimi i ekranit

Shfaq ekranet e pajisjeve celulare në televizor me anë të valëve. Sidoqoftë, Pasqyrimi i ekranit disponohet vetëm me pajisjet celulare që mbështesin AllShare Cast. Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të prodhuesit të pajisjes celulare.

"" Në varësi të kushteve të rrjetit, mund të ketë shkëputje figure apo zëri kur ekzekutohet funksioni Pasqyrimi i ekranit.

Lidhja me pajisjen celulare

Ekzekutoni funksionin Pasqyrimi i ekranit (Rrjeti > Cilësimet e AllShare > Pasqyrimi i ekranit). Përndryshe shtypni butonin SOURCE dhe zgjidhni Pasqyrimi i ekranit nga lista e burimeve. Pas ekzekutimit të Pasqyrimi i ekranit, ekzekutoni funksionin e Pasqyrimit në pajisjen celulare. Televizori do të lidhet me pajisjen celulare dhe përdoruesi mund të shohë në televizor ekranin e pajisjes së lidhur celulare.