Ndarja e ekraneve të pajisjeve celulare në televizor

Ky televizor mund të shfaqë ekrane të pajisjeve celulare. Mund të përdorni veçoritë e mëposhtme për të hapur video, foto dhe skedarë muzikorë nga pajisjet celulare drejtpërdrejt në televizor.

●● Përdorni kabllo MHL për të shfaqur ekranin e pajisjes celulare në televizor.

●● Përdorni menynë Pasqyrimi i ekranit për të shfaqur ekranin e pajisjes celulare në televizor.

MHL

Ky SMART TV mbështet MHL (Lidhje celulare me përcaktim të lartë) me kabllo MHL. Lidhni kabllon MHL me pajisjen celulare dhe televizorin. Megjithatë, MHL-ja disponohet vetëm nëpërmjet folesë HDMI (MHL) të televizorit dhe vetëm kur përdoret bashkë me pajisjen celulare që mbështet MHL-në.

Kjo veçori disponohet vetëm me pajisjet celulare të certifikuara për MHL. Për të mësuar nëse pajisja celulare është e certifikuar, vizitoni faqen e internetit të prodhuesit. Mund të shihni gjithashtu listën e pajisjeve me certifikim për MHL në faqen zyrtare të MHL-së (http://www.mhlconsortium.org)

"" Për të përdorur funksionin MHL, sigurohuni nëse pajisja celulare mbështet MHL dhe merrni kabllo MHL për ta lidhur me televizorin.

PËRDORIMI I MHL-SË

Lidhni kabllon MHL me pajisjen celulare dhe televizorin. Shtypni butonin SOURCE dhe më pas zgjidhni folenë MHL për të shfaqur ekranin e pajisjes celulare në televizor. Do të disponohen funksionet e mëposhtme të telekomandës:

●● Blloku me prekje (Navigimi në meny / Zgjidh), (PAS), (PARA), (Luaj), (Pusho), (Ndalo), e(Menyja e mëparshme)

"" Kur pajisja lidhet me kabllo MHL, ngarkohet edhe kur televizori është në modalitetin Në pritje.

Kufizimet

MHL ka disa kërkesa:

●● Nëse përdorni përshtatës HDMI, televizori e njeh sinjalin si sinjal HDMI dhe mund të reagojë ndryshe nga si do të reagonte ndaj lidhjes me kabllo MHL-HDMI.

●● Përmirësoni softuerin në versionin më të fundit.

●● Ky produkt është certifikuar zyrtarisht për MHL-në. Nëse përdoruesit hasin ndonjë problem gjatë përdorimit të funksionit MHL, duhet të kontaktojnë me prodhuesin e pajisjes.

●● Disa pajisje celulare mund të mos kenë specifikime ose veçori të mjaftueshme për të mbështetur MHL-në.

●● Për shkak të gjerësisë më të madhe të ekranit të televizorit sesa ekranet e shumicës së pajisjeve celulare, cilësia e figurës mund të shfaqet më e ulët në televizor.