Shikimi i programeve të regjistruara

Zgjidhni TV e regjist. në pjesën e poshtme të ekranit për të aktivizuar TV e regjist.. Provo tani

Luajtja e të gjitha materialeve në një pajisje ruajtëse

Mund të luani Gjithë materialet e ruajtura në pajisjen ruajtëse pavarësisht llojit të materialeve (Video, foto dhe muzikë).

Zgjidhni Gjithë materialet te Video, foto dhe muzikë në ekran. Mund të luani të gjitha materialet që keni ruajtur në pajisje, pavarësisht llojit të materialit (Video, foto dhe muzikë).

Pastrimi i ekranit të Video, foto dhe muzikë

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Hiq historikun e shikimeve > Video, foto dhe muzikë

Ekrani Video, foto dhe muzikë shfaq miniatura të skedarëve media të luajtura së fundmi. Zgjedhja e miniaturës luan skedarin media.

Përdorimi i pajisjeve të jashtme të ruajtjes të lidhura me rrjetin

Televizori mund të shfaqë drejtpërdrejt skedarë media nga pajisjet ruajtëse në internet dhe kompjuterët, dhe nga pajisjet e pajisura me DLNA që janë të lidhura me televizorin nëpërmjet internetit. Për të shfaqur skedarët media në një pajisje të jashtme ruajtëse, pajisja duhet të mbështesë DLNA-në dhe të jetë e lidhur në të njëjtin rrjet me televizorin.

Për shembull, mund të shfaqni skedarët media në Smartphone ose memorien në internet sipas mënyrave të mëposhtme:

●● Dërgoni një kërkesë për luajtje të medias në televizor nga një Smartphone ose kompjuter.

●● Vendosni lidhje ndërmjet televizorit dhe kompjuterit/Smartphone/memories në internet dhe luani skedarët media.

●● Përdorni Smartphone për të dërguar një kërkesë në televizor për të luajtur skedarët media të ruajtur në kompjuter ose përdorni kompjuterin për të kërkuar luajtjen e skedarëve media të ruajtur në Smartphone.

●● Identifikohuni në llogarinë Samsung dhe luani skedarët media të ruajtura në hapësirën ruajtëse në internet.

"" Disa skedarë media të ruajtur në një pajisje të jashtme ruajtjeje të lidhur me internetin mund të mos luhen në televizor, në varësi të rezolucionit dhe formatit që kanë. Për më tepër, disa funksione mund të mos disponohen.

"" Disa skedarë mund të mos luhen rrjedhshëm. Nëse ndodh kështu, përdorni një pajisje ruajtjeje USB.

Kaloni te Video, foto dhe muzikë në pjesën e sipërme të ekranit Smart Hub. Zgjidhni llojin e medias dhe më pas pajisjen ku ndodhet skedari media. Do të shfaqet lista e dosjeve dhe e skedarëve të pajisjes së jashtme ruajtëse që është zgjedhur.