Cilësimet e AllShare

Menyja e ekranit > Rrjeti > Cilësimet e AllShare

Televizori mund të luajë skedarë media nga kompjuterë ose pajisje të tjera që mbështesin DLNA dhe që janë lidhur me televizorin në një rrjet. Për më shumë informacion drejtojuni "Përdorimi i pajisjeve të jashtme të ruajtjes të lidhura me rrjetin".

Për më tej, ky televizor mund të përdoret si ekran për pajisjet celulare, duke përfshirë celularët inteligjentë dhe tabletat. Për më tepër informacion drejtojuni "Pasqyrimi i ekranit".

Cakto hyrjen në largësi

Menyja e ekranit > Rrjeti > Cakto hyrjen në largësi

Hyrja në distancë mundëson hapjen dhe komandimin e televizorit nga pajisje të tjera. Duhet të identifikoheni për të caktuar shërbimin. Kur aktivizohet në televizor, televizori kalon automatikisht në pritje kur e fikni. Për pasojë mund të ketë rritje të konsumit të energjisë.

Riemërtoni televizorin

Menyja e ekranit > Rrjeti > Emri pajisjes Provo tani

Caktoni një emër unik për televizorin tuaj. Emri i caktuar shfaqet në pajisjet e jashtme të lidhura me televizorin nëpërmjet rrjetit.