Test i ting.

Menyja e ekranit > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Test i ting. Provo tani

Përdorni melodinë e integruar për të kontrolluar për problemet me zërin.

Nëse nuk luhet asnjë melodi nga altoparlantët e televizorit, sigurohuni që Zgjedhje altopar. është vendosur në Altopar. TV dhe pastaj provojeni përsëri. Nëse problemi vazhdon, mund të ketë ndonjë problem me televizorin. Kontaktoni qendrën telefonike të Samsung-ut për ndihmë. Nëse melodia luhet, mund të ketë probleme me pajisjen e jashtme. Ju lutemi, kontrolloni lidhjet. Nëse problemi vazhdon, drejtojuni manualit të përdorimit të pajisjes së jashtme.

Kontr. i mjedisit të Kon. me zë e lëviz.

Menyja e ekranit > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Kontr. i mjedisit të Kon. me zë e lëviz. Provo tani

Testoni nivelet e zhurmës dhe ndriçimit të mjedisit rrethues për të parë nëse janë të përshtatshme për përdorim me Ndërveprimin SMART.

Informacioni i sinjalit

Menyja e ekranit > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Informacioni i sinjalit Provo tani

Informacioni i sinjalit shfaq fuqinë dhe informacionin e sinjalit të kanalit dixhital. Më pas përdoruesit mund të rregullojnë antenën për të rritur fuqinë e sinjalit dhe për të marrë kanale HD. Ky opsion disponohet vetëm për kanalet dixhitale.

Rivend.

Menyja e ekranit > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Rivend. Provo tani

Kjo i rivendos të gjitha cilësimet në vlerat fillestare të fabrikës, me përjashtim të cilësimeve të rrjetit. Zgjidhni Rivendos, fusni kodin e PIN-it kur kërkohet dhe më pas zgjidhni Po. Të gjitha cilësimet më pas rivendosen. Televizori fiket dhe ndizet përsëri automatikisht dhe më pas shfaq ekranin Konfig.. Për më tepër informacion mbi rivendosjen e televizorit, referojuni manualit të përdorimit që shoqëron televizorin.