Lidhja me pajisjen celulare

Rrjeti

Statusi i rrjetit

 

Cilësimet e rrjetit

 

Wi-Fi Direkt

 

Cilësimet e AllShare

 

Cakto hyrjen në largësi

 

Emri pajisjes

[TV]Samsung LE...

"" Figura e shfaqur mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Mund ose të lidhni pajisje celulare me televizorin pa qenë nevoja për rrugëzues me valë, ose t'i lidhni në të njëjtin rrjet për të luajtur skedarë media nga pajisja celulare në televizor.

Wi-Fi Direkt

Menyja e ekranit > Rrjeti > Wi-Fi Direkt Provo tani

Lidhni pajisjen celulare që mbështet Wi-Fi Direct me televizorin me anë të një rrugëzuesi me valë.

111Aktivizoni Wi-Fi Direct në pajisjen celulare dhe nisni Wi-Fi Direkt. Televizori kërkon automatikisht listën e pajisjeve të disponueshme dhe e shfaq. Në pajisjen celulare shfaqet edhe emri i televizorit.

222Zgjidhni pajisjen nga lista për të filluar lidhjen. Nëse bëhet një kërkesë për lidhje nga televizori, në pajisjen celulare shfaqet mesazhi i lejimit dhe e kundërta. Pranoni kërkesën për të lidhur pajisjen celulare me televizorin.