Shtoni pajisjen e jashtme
111Ndizni pajisjen e jashtme për të cilën doni të konfiguroni funksionin e telekomandës universale dhe pastaj shtypni SOURCE për të shfaqur ekranin Burimi.
222Zgjidhni Konfig. telekom. univers. nga pjesa e sipërme e ekranit. Kjo nis procesin e konfigurimit të telekomandës universale.
333Ndiqni udhëzimet në ekran për Konfig. telekom. univers.. Nëse nuk reagon siç duhet, konfigurojeni telekomandën duke e futur manualisht numrin e modelit.
Përdorimi i telekomandës universale
Smart Touch Control mund ta përdorni si telekomandë universale duke konfiguruar veçorinë e telekomandës universale për fole në të cilën është lidhur një pajisje e jashtme dhe duke dërguar sinjalet hyrëse drejt kësaj foleje.
Menaxhimi i pajisjeve të jashtme të regjistruara
Nga ekrani Konfig. telekom. univers., zgjidhni një pajisje të jashtme të regjistruar. Disponohen opsionet e mëposhtme:
●● Konfig. i burimit
Ndryshoni folenë e hyrjes së televizorit me të cilën është lidhur pajisja.
●● Fikje e sinkronizuar
Konfigurojeni pajisjen e jashtme që të fiket kur televizori është i fikur.
●● Riemërto
Riemërtoni pajisjen e jashtme të regjistruar (deri në 15 shkronja të gjatë).
●● Fshiji
Hiqni pajisjen e jashtme të regjistruar.