Ndryshoni kanalet

Zgjidhni një kanal nga Udhëz. për të kaluar menjëherë tek ai.

Regjistrimi i programit aktual

Theksoni programin që po transmetohet aktualisht dhe zgjidhni butonin INFO në panelin e telekomandës virtuale ose në telekomandën e zakonshme. Shfaqet ekrani i informacionit. Zgjidhni Regjist.. Regjist. disponohet vetëm për programin që po transmetohet aktualisht.

Ndryshoni kategorinë

Shtypni butonin bpër të ndryshuar kategorinë e dëshiruar.

Navigim i shpejtë

Shtypni butonin a. Do të hapet një dritare. Tërheqja majtas ose djathtas në bllokun e prekjes e lëviz fokusin 24 orë pas ose përpara, duke mundësuar shfletim më të shpejtë të planifikimit të programimit. Megjithatë, fokusi nuk mund të vendoset në një kohë përpara kohës aktuale.

Planifiko shikimin

Zgjidhni programin që dëshironi të shikoni dhe pastaj zgjidhni panelin e telekomandës virtuale ose shtypni butonin INFO e telekomandës normale për të shfaqur ekranin e informacioneve të detajuara. Zgjidhni Planifiko shikimin nga ekrani i informacioneve të detajuara për të konfiguruar Planifiko shikimin. Planifiko shikimin disponohet vetëm për programet që nuk janë transmetuar ende. Shtypni butonin {dhe navigoni në ekranin Menaxheri i program. për të parë listën e programeve të rezervuara.

Planifiko regjistrimin

Zgjidhni programin që dëshironi të regjistroni dhe më pas zgjidhni butonin INFO në panelin e telekomandës virtuale ose në telekomandën e zakonshme, për të shfaqur ekranin e informacionit të detajuar. Planifiko regjistrimin

disponohet vetëm për programet që nuk janë transmetuar ende. Shtypni butonin {dhe navigoni në ekranin Menaxheri i program. për të parë listën e programeve të rezervuara.

Kontrollimi i informacionit mbi programin

Theksoni programin dhe shtypni butonin INFO. Kjo shfaq informacion të detajuar rreth programit të theksuar. Informacioni mbi programin mund të ndryshojë në varësi të llojit të sinjalit hyrës dhe mund të mos disponohet fare për disa programe.