Aktivizimi i Regjim 3D

Menyja e ekranit > Figurë > 3D > Regjim 3D Provo tani

Zgjidhni modalitetin 3D sipas sinjalit hyrës. Modalitetet e disponueshme 3D mund të ndryshojnë në varësi të sinjalit hyrës. Disa materiale 3D mund të ndryshojnë modalitetin e preferuar 3D. Në këtë rast, ndryshoni modalitetin e dëshiruar 3D për të parë. Zgjidhni një modalitet 3D nga modalitetet e disponueshme 3D në varësi të sinjalit hyrës.

"" Modalitetet e disponueshme 3D mund të ndryshojnë në varësi të sinjalit hyrës.

●●

Joaktiv: Çaktivizon shikimin në 3D.

 

●●

Normal: Kthen pamjet normale në pamje 3D. Disa formate nuk e mbështesin këtë modalitet.

●●

M/D: Ndan një pamje njëshe në pamje të mbivendosura të majtë dhe të djathtë për të krijuar efektin 3D.

●●

L/P: Ndan një pamje njëshe në pamje të mbivendosura lart dhe poshtë për të krijuar efektin 3D.

●●

Vija horizontale: Kalon midis figurave majtas dhe djathtas me nga një vijë horizontale.

●●

Vija vertikale: Kalon midis figurave majtas dhe djathtas me nga një vijë vertikale.

●●

Pikëza: Kalon midis figurave majtas dhe djathtas me nga një pikëz.

●●

Kuadroja: Kalon midis figurave majtas dhe djathtas me nga një kuadro.

""

(Vija horizontale),

(Vija vertikale) dhe

(Pikëza) mund të zgjidhen vetëm kur rezolucioni i kompjuterit është

 

caktuar në 1920x1080 ose kur kompjuteri është lidhur me televizorin nëpërmjet kabllos HDMI-DVI.

""

(Kuadroja) mund të zgjidhet vetëm kur rezolucioni i kompjuterit është caktuar në 1920x1080 dhe frekuenca në 60Hz.

Rezolucionet e mbështetura nga televizori mund të ndryshojnë në varësi të modalitetit 3D. Për më shumë informacion drejtojuni "Rezolucionet e mbështetura 3D".