Lidhja me kompjuterin
Ky SMART TV vjen me foletë e mëposhtme të lidhjes me kompjuterin: ●● HDMI
●● HDMI në DVI
Për cilësinë më të lartë të figurës lidheni kompjuterin me folenë HDMI/DVI. Jo të gjithë kompjuterët kanë HDMI. Në këtë rast, përdorni kabllo HDMI në DVI për të lidhur kompjuterin me televizorin. Drejtojuni "Rezolucioni i ekranit" për informacion mbi cilësimet e rezolucionit të mbështetura nga televizori.
Lidhja HDMI
Referojuni diagramës dhe lidhni kabllon HDMI me portën e hyrjes HDMI të televizorit dhe portën e daljes HDMI të kompjuterit.