Menaxhimi i llogarive

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Llogaria Samsung

Mund ta menaxhoni llogarinë Samsung me anë të menysë Llogaria Samsung. Mund ta përdorni këtë funksion pasi të jeni identifikuar me llogarinë Samsung.

●● Redakto profilin: Mund të ndryshoni informacionin bazë të përdoruesit dhe të regjistroni foton dhe informacionin e kartës së kreditit.

●● Hiq llogaritë nga televizori: Llogaria Samsung e përdorur për t'u identifikuar në Smart Hub ruhet automatikisht në televizor. Mund ta fshini informacionin e llogarisë nga llogaritë e ruajtura në televizor.

Ricaktimi i Smart Hub

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Rivendos Smart Hub

Ofrohet mundësia që llogaritë Samsung dhe gjithçka e lidhur me to, duke përfshirë aplikacionet, të hiqen nga televizori. Jepni fjalëkalimin kur hapni këtë meny.

Pas ricaktimit të Smart Hub, do t'ju duhet të lexoni dhe të bini sërish dakord me marrëveshjen e shërbimit përpara se të përdorni Smart Hub. Rikryeni Konfig. (Sistemi > Konfig.).