Tregoni titrat

Nëse pajisja e jashtme e ruajtjes përmban një skedar titrash me të njëjtin emër si skedari video që po luhet, mund të zgjidhni të shfaqni titrat në ekran. Zgjidhni butonin Cilësimet në ekran dhe më pas zgjidhni Cilësimet e titrave për të shfaqur titrat.

Nëse titrat duken të dëmtuara, provoni të ndryshoni opsionin e enkodimit të tekstit. Nëse titrat nuk përputhen me videon, rregulloni sinkronizimin. Nëse titrat janë shumë të vogla, rrisni madhësinë e shkrimit.

Cilësime shtesë të luajtjes së videos

●● Përsërit

Zgjidhni butonin Regj përsërit. në ekran. Ky ndryshon modalitetin e përsëritjes. Përsërit një përsërit vetëm skedarin aktual, ndërsa Përsërit tot përsërit të gjithë skedarët që ndodhen në dosje.

●● Madhësi figure

Zgjidhni butonin Madhësi figure në ekran dhe zgjidhni madhësinë e fotos.

●● Rrotullo

Zgjidhni butonin Rrotullo në ekran për të rrotulluar videon aktuale 90 gradë në drejtim orar.

●● Marrësi

Zgjidhni butonin Marrësi në ekran dhe ndizni marrësin AV.

●● Regjim figure

Zgjidhni butonin Cilësimet në ekran dhe më pas zgjidhni Regjim figure. Zgjidhni modalitetin e figurës.

●● Regj. ting.

Zgjidhni butonin Cilësimet në ekran dhe më pas zgjidhni Regj. ting.. Zgjidhni modalitetin e zërit.

●● Gjuha e audios

Zgjidhni butonin Cilësimet në ekran dhe më pas zgjidhni Gjuha e audios. Zgjidhni gjuhën e audios. Sidoqoftë, ky opsion disponohet vetëm me video që mbështesin disa formate audio në transmetim.

●● Informacion

Zgjidhni butonin Cilësimet në ekran dhe më pas zgjidhni Informacion për të parë informacion më të detajuar për videon aktuale.