Rregullimi i bllokut të prekjes

Menyja e ekranit > Sistemi > Menaxher pajis. > Cilësimet e Smart Touch Control > Ndjeshmëria e prekjes Provo tani

Përdoruesit mund të rregullojnë ndjeshmërinë e bllokut të prekjes së Smart Touch Control. Caktoni Ndjeshmëria e prekjes për të rregulluar ndjeshmërinë dhe për ta bërë më praktike në përdorim.

Shfaqni tabelën e Statusi dhe të Njoftim

Shtypni butonin MORE në Smart Touch Control dhe më pas zgjidhni STATUS në pultin virtual të komandimit për të shfaqur tabelën e gjendjes dhe të njoftimeve në krye të ekranit. Për më tepër informacion drejtojuni tabelës "Statusi dhe Njoftim".

Rekomandimet

Shtypni butonin RECOMM. / SEARCH dhe zgjidhni Rekomanduar nga lista e shfaqur në pjesën e poshtme të ekranit. Kjo tregon rekomandime për programin aktual/të planifikuar dhe për aplikacionet.

Zgjidhni nga lista një program që po transmetohet aktualisht për të kaluar te kanali përkatës ose një program që është planifikuar të transmetohet në mënyrë që të konfiguroni cilësimin e Planifiko shikimin ose të Planifiko regjistrimin. Për më tepër informacion drejtojuni "Informacion rreth programit të rekomanduar të planifikuar".

Zgjidhni një aplikacion për ta hapur. Nëse aplikacioni nuk është i instaluar në televizor, do të hapet Samsung Apps. Për më shumë informacion, shikoni "Aplikacionet Samsung".

Historia

Shtypni butonin RECOMM. / SEARCH dhe zgjidhni Historia nga lista e shfaqur në pjesën e poshtme të ekranit. Kjo shfaq listën interaktive të kanaleve, materialeve media dhe aplikacioneve të hapura së fundmi.

"" Butoni RECOMM. / SEARCH mund të funksionojë si riekzekutues i Historia në varësi të shtetit apo rajonit ku ndodheni.

Fshirja e të dhënave të historikut

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Hiq historikun e shikimeve > Historia

Mund të fshini informacionin e historikut rreth kanaleve, materialeve dhe aplikacioneve të hapura së fundmi.

Kërkimi

Shtypni butonin RECOMM. / SEARCH në Smart Touch Control. Lista shfaqet në fund të ekranit. Shtypni sërish butonin RECOMM. / SEARCH. Në ekran do të shfaqet blloku i tasteve. Jepni kriterin e kërkimit për të kërkuar jo vetëm shumë aplikacione dhe materialet e tyre në televizor, por edhe në internet. Ky buton ndërron midis Rekomanduar dhe Kërkimi.