Cilësia e figurës

Menyja e ekranit > Figurë

Zgjidhni Regjim figure dhe pastaj zgjidhni opsionet e mëposhtme për të shfaqur një shirit tërheqës që mundëson rregullimin e cilësimit përkatës. Vlerat e rregulluara i aplikohen burimit aktual dhe do të mbesin në fuqi deri në zgjedhjen tjetër të burimit. Kur lidheni me kompjuterin nëpërmjet kabllos HDMI-DVI, mund të zgjidhen vetëm opsionet Ngjyra dhe Nuanca (G/R).

Për serinë LED 4500 - 6300

Zgjidhni Regjim figure dhe pastaj zgjidhni opsionet e mëposhtme për të shfaqur një shirit tërheqës që mundëson rregullimin e cilësimit përkatës. Rregulloni vlerën duke shtypur butonin me shigjetë majtas/djathtas në telekomandë dhe ndryshoni cilësimin duke shtypur butonin me shigjetë lart/poshtë në telekomandë. Vlerat e rregulluara i aplikohen burimit aktual dhe do të mbesin në fuqi deri në zgjedhjen tjetër të burimit. Kur lidheni me kompjuterin nëpërmjet kabllos HDMI-DVI, mund të zgjidhen vetëm opsionet Ngjyra dhe Nuanca (G/R).

●● Drita sfond

Rregullon ndriçimin e pikëzave të veçanta. Ulja e ndriçimit redukton konsumin e energjisë. Ky opsion ofrohet vetëm në televizorët LED.

●● Drita e qel.

Kontrollon ndriçimin e panelit. Ulja e ndriçimit redukton konsumin e energjisë. Ky opsion ofrohet vetëm në televizorët PDP.

●● Kontrasti

Rregullon kontrastin e ekranit. Provo tani

●● Ndriçimi

Rregullon ndriçimin e përgjithshëm. Provo tani

●● Mprehtësia

Qartëson ose zbeh skajet e objekteve. Provo tani

●● Ngjyra

Rregullon intensitetin e përgjithshëm të ngjyrës. Provo tani

●● Nuanca (G/R)

Rregullon raportin e gjelbrës ndaj të kuqes. Rrisni vlerën e të gjelbrës për të forcuar të gjelbrat dhe vlerën e të kuqeve për të forcuar të kuqet. Provo tani

Aplikimi i cilësimit të cilësisë së figurës aktuale në një hyrje tjetër

Menyja e ekranit > Figurë > Apliko modal. e figurës

Mund t'ia aplikoni cilësimin e cilësisë së figurës që keni konfiguruar për televizorin të gjitha pajisjeve të jashtme të li

Për t'ia aplikuar cilësimin të gjitha pajisjeve të jashtme të lidhura me televizorin, zgjidhni Gjithë burimet. Për t'ia aplikuar cilësimin vetëm hyrjes aktuale, zgjidhni Burimi aktual.

"" Kjo veçori mund të aplikojë vetëm vlerat e Drita sfond / Drita e qel., Kontrasti, Ndriçimi, Mprehtësia, Ngjyra dhe Nuanca (G/R).