Përdorimi i komandave bazë me lëvizje

Komandat e disponueshme me lëvizje mund të ndryshojnë në varësi të veprimit që po kryen aktualisht televizori. ●● Navigimi me tregim: Ky veprim lëviz kursorin në pozicionin e dëshiruar.

●● Ekzekuto / Zgjedhje: Bëni dorën grusht për të zgjedhur një opsion ose për të ekzekutuar një komandë. Mbajtja e grushtit të shtrënguar është njëlloj si të mbash shtypur një buton në telekomandë.

●● Rikthim: Bëni një rreth me dorë në drejtim kundërorar për t'u kthyer në menynë e mëparshme.

●● Përmbysja e ekranit: Mbani njërën pëllëmbë vertikalisht dhe tundeni për majtas ose djathtas për të ndryshuar ekranet e Smart Hub.

●● Lëvizja në faqe interneti: Kur jeni duke parë një faqe interneti, bëni dorën grusht dhe lëvizeni lart/poshtë për ta lëvizur faqen lart/poshtë.

Opsionet e kontrollit me lëvizje

Menyja e ekranit > Funksionet Smart > Kontrolli me lëvizje ●● Udhëzuesi i animuar i lëvizjeve

Shfaq Udhëzuesi i animuar i lëvizjeve kur zbulohet lëvizja e përdoruesit.

●● Shpejt. e treg.

Caktoni shpejtësinë e treguesit të përdorur në Kontrolli me lëvizje.